INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Krizat zgjidhen me dialog. Ambasadori i Zvicrës: Jo bojkot e konfrontime [VIDEO]

Publikuar më: 17:33 28-04-2017

Ambasdori i Zvicrës në Shqipëri Kristofer Graf dha sot mesazhin se zgjidhja e çdo krize mund të arrihet vetëm me dialog dhe negociata. Ndërsa ishte i pranishëm në aktivitetin për demokracinë vendore të organizuar nga “Lëviz Albania” diplomati zvicerian tha se demokracia nuk bazohet në konfrontime apo bojkot.
“Një demokraci efektive dhe funksionale është e bazuar në dialog, në negociata dhe në një atmosferë konstruktive. Disa herë është e e bazuar në diskutimin ballë-përballë. Demokracia nuk është e bazuar në konfrontime, abuzime apo bojkot”- u shpreh ambasadori zviceran. Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” Andi Dobrushi u shpreh se qëllimi i projektit për qeverisjen vendore është për të qënë afër me problemet e hallet e shqiptarëve duke ndihmuar në zgjidhjen e tyre. Gjatë Forumit Kombëtar “Qytetarët dhe demokracia vendore; Për një qeverisje transparente dhe përfaqësuese”, Dobrushi tha se është shumë i rëndësishëm aktivizmi shoqëror.

Article Logic
Execution time: 0.0035421848297119