INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kroaci, gripi shkakton dy viktima / Në Itali deri në Shkurt do ketë 5 milionë të prekur [VIDEO]

Publikuar më: 19:08 04-01-2017

Epidemia e gripit ka sjellë dy viktimat e para në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Numri i të prekurve nga gripi ka arritur në disa mijëra, bën të ditur agjencia Hina. “Laboratori ka konfirmuar se mijëra pacientë janë prekur nga gripi në javën e parë të Vitit të Ri dhe dy persona kanë vdekur”, tha kreu i Qendrës Kombëtare të Gripit, Vladimir Drazhenovic për agjencinë. Ai shtoi se epidemia ka nisur që në fund të muajit nëntor.

Temperaturat e ulëta kanë sjellë rritje të numrit të pacientëve me simptoma të gripit edhe në Maqedoni. Numri më i madh i të prekurve nga virusi është regjistruar në Shkup dhe Tetovë, ndërsa më të prekur janë fëmijët e moshës nga 5 deri 14 vjeç.

Mjekët italianë kanë dhënë alarmin për epideminë e gripit në vend duke e cilësuar atë si më të rëndën prej 16 vjetësh. Në periudhën e Krishtlindjeve ishin 1 milion italianët e prekur nga gripi, por mjekët paralajmërojnë se deri në muajin shkurt ky numër do të shkojë në 5 milion. Mosha më e prekur janë fëmijët nga 0 deri në 4 vjec, dhe virusi karakterizohet nga temperatura e lartë trupore.

Një nga mjetet parandaluese më funskionale është vaksinimi, higjiena e pastër dhe ushqimi i shëndetshëm. dke qenë se është një virus shkaku i këtij gripi mjekët e konsiderojnë të kotë kurën me antibiotikë.

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955