INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kroaci, tjetër vendim nga Gjykata e Dubrovnikut për Ismail Morinën

Kroaci, tjetër vendim nga Gjykata e Dubrovnikut për Ismail Morinën

Publikuar më: 12:59 29-08-2017

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut në Kroaci ka marrë një tjetër vendim për Ismail Morinën i kërkuar nga autoritetet serbe.

Gjykata ka rikonfirmuar ekstradimin e tij për në Serbi. Lajmi bëhet i ditur nga “rtcg”, sipas të cilit, kjo gjykatë me urdhër të Gjykatës Supreme të Kroacisë ka rivendosur ekstradimin e shtetasit shqiptar në Beograd.

Një zëdhënës i Gjykatës së Qarkut në Dubronik Pero Miloglav tha se Morina ndodhet edhe në qelitë e paraburgimit të ekstradimit në Dubrovnik.

Avokati i tij ka deklaruar për “Tanjug”, se ka apeluar tashmë vendimin e ri në Gjykatën e Lartë kroate dhe po pret vendimin.

Gjykata e Lartë kroate anuloi vendimin e 10 gushtit të shkallës së parë të gjykatës në Dubrovnikut, e cila fillimisht miratoi ekstradimin Morinës në Serbi.

Vendimi u anulua për shkak të shkeljeve esenciale të Kodit të Procedurës Penale.

Serbia e kërkon Morinën për krime që provokojnë urrejtje për shkak të ngritjes së flamurit me dronë të hartës së Shqipërisë së Madhe.

Një hetim nga Prokuroria në Beograd është duke u zhvilluar.

Avokati i tij ka zhvilluar takime edhe me institucione evropiane për mbrojtje ligjore ndërkombëtare për të parandaluar ekstradimin në një vend të tretë. Vendimi për këtë kërkesë është ende në pritje.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729