Kroacia fiton me rezultatin 2-1 ndaj Spanjës, dhe tregon që është një kockë e fortë në këtë Europian. Me këtë fitore, kroatët I marrin vendin e parë spanjollëvë. Ishte sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata ai që zhbllokoi shifrat në pjesën e parë pas një aksioni të bukur, dhe kur të gjithë prisnin që pjesa e parë të mbyllej me epërsinë e spanjollëve, Kalinic barazoi shifrat në 1-1 me një eurogol me thembër. Pjesa e dytë ishte shumë e bukur, me aksione nga të dyja anët, dhe vlen të theksohet edhe penalltia e humbur nga Sergio Ramos. Nga ky rast perfituan kroatët që falë Ivan Perisic kaluan në avantazh në minutën e 86-të. Më këtë fitore Kroacia ngjitet në vend të parë me 7 pikë, ndërsa Spanja mbetet në vendin e dytë me 6 pikë.