INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kroacia i del në krahë Kosovës. I kujton Serbisë historinë. Fuqitë e mëdha jua dorëzuan Kosovën [VIDEO]

Publikuar më: 15:54 05-10-2017

Krocia ka dal në mbështetje të Kosovës duke i dhënë  një shpullë të mirë, Serbisë.  Pas deklaratave të Aleksandër Vuçiç për Kosovën, dhe krahasimin e bërë me Katalonjën, mediat kroate kanë publikuar një hartë të Serbisë të vitit 1878. “Pas provokimit të fundit të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe të ulëritjes së Aleksandër Vuçiçit për Kosovën, me të vërtetë ka ardhur koha t’ua përkujtojmë fqinjëve tanë disa fakte historike”, shkruan portali kroat Dnevno.  Në artikull ndër të tjera thuhet se Mbretëria e Serbisë është pranuar si shtet pas Kongresit të Berlinit më 1878. “Siç shihet, në atë hartë nuk është, Kosova e Metohia”-shkruan portali kroat. Më tej në shkrim renditen faktet historike se si Kosova u nda nga Shqipëria më vendim të fuqive të mëdha.  “Po mos të ishte ndërhyrja e Britanisë, Francës e Rusisë më 1913, Kosova do të mbetej me Shqipërinë, në kohën kur ai vend u njoh diplomatikisht”-thekson autori i shrkimit. E nëse Vuçiç qahet se Serbinë nuk e do askush, portali kroat i përgjigjet me fakte. “Britania, Franca dhe Rusia themeluan Konferencën e Ambasadorëve, e cila më 29 korrik të vitit 1913 pranoi Shqipërinë brenda kufijve të rrudhur. Kosova dhe një pjesë e Metohisë (bëhet fjalë për Rrafshin e Dukagjinit) përfshirë Prizrenin, iu dorëzuan Serbisë, mikut të Francës, Rusisë dhe të Anglisë, ndërsa Mali i Zi (miku tjetër i Rusisë) fitoi Pejën dhe Gjakovën”-rendit faktet media kroate. Sipas saj ishte pikërisht vetoja e fuqive të mëdha për të drejtën e Kosovës, për vetëvendosje kombëtare që mbolli farën e të gjitha problemeve që u shfaqën ndërkohë. “Nuk e di se për çfarë arsyeje të ashtuquajturit atdhetarë druajnë t’i thonë botërisht këto fakte historike. Kosova i takon Serbisë vetëm sipas mitologjisë së tyre”-shkruan portali.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326