INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kroacia kundër ndryshimit të kufijve/ Mund të ketë pasoja në shtetet e tjera të rajonit

Kroacia kundër ndryshimit të kufijve/ Mund të ketë pasoja në shtetet e tjera të rajonit

Publikuar më: 11:44 15-09-2018

Raporti mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë ndër të tjera temë e diskutimit mes Ministres së Jashtme e Kroacisë Marija Pejcinovic Buric dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo gjatë takimit që u mbajt në Washington më 12 shtator. Kroacia është shprehur kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se kjo mund të ketë pasoja në shtetet e tjera të rajonit.
"Duke folur lidhur me marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë ministrja Pejcinovic Buric ka theksuar rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme që nuk do ta cenojë stabilitetin e rajonit dhe që do të marrë parasysh sigurinë dhe implikimet tjera jashtë kufijve të rajonit" thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së jashtme të Kroacisë.
Dy zyrtarët kanë nënvizuar marrëdhëniet miqësore dhe aleate mes Kroacisë dhe ShHBA si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në ato fusha ku interesat janë të përbashkëta.

Article Logic
Execution time: 0.0014309883117676