Kroacia është treguar e pamëshirme ndaj Kosovës, duke e mposhtur atë me rezultatin 0-6 në stadiumin Loro Boriçi, në Shkodër. Serinë e golave të këtij rezultati tenistik, e nisi Mandzukic, që shënoi 3 herë në portën e Ujkanit në minutat 6, 24 e 35.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por e njëjta sasi golash u shënuan dhe në pjesën e dytë nga Mitrovic, Kalinic e Perisic. Pavarësisht entuziazmit të pikës së parë të marrë në transfertë me Finlandën, përfaqësuesja më e re europiane shfaqi probleme në fazën mbrojtëse, sidomos në qendër, me Mandzukic që e kishte të lehtë të gjente mundësitë për të goditur portën.
Pas këtij rezultati Kosova është me 1 pikë në vendin e fundit të Grupit I.