INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kroacia mban premtimin për fotografin e Botërorit (Foto)

Kroacia mban premtimin për fotografin e Botërorit (Foto)

Publikuar më: 10:16 06-09-2018

E mbani mend Yuri Cortez? Nga emri ndoshta jo, por nga gjesti, me siguri që po. Është një emër që është dëgjuar shpesh pas gjysmëfinaleve të Botërorit, edhe pse meksikani në fakt nuk është futbollist dhe nuk ka shkelur ndonjëherë në barin e gjelbër të fushës së lojës, përveçse për të bërë fotografi.

Cortez është fotograf dhe ishte pjesë e incidentit më të famshëm të Botërorit 2018, kur pas golit të Mandzukiç me Anglinë u rrethua nga lojtarët kroatë. Fotografi vazhdoi të shkrepte aparatin edhe i shtrirë duke bërë disa nga foto më të bukura të Botërorit dhe për këtë, Federata Kroate e ftoi për pushime në Kroaci gjatë verës.

Ajo e mbajti premtimin, duke organizuar pushimet e Kortez me familjarë të tij në Split, ndërsa ka organizuar edhe një pritje të veçantë për të, ku i kanë bërë dhuratë një fanellë me numrin 10, si dhe një fanellë të Mandzukiç me një dedikim.

cortez.jpg

cortez_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604