Një 47-vjeçar është arrestuar, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim, pasi për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarr automatik në derën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit P. K 53 vjeç.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 18 gushtit rreth orës 02:00 pas mesnate në Nikël të Krujës, ku Sabah Brama 47 vjeç dhe djali i tij K. Brama 19 vjeç dyshohet se qëlluan me armë.
53-vjeçari ka bërë denoncimin në policinë e Krujës, duke pohuar se gjatë natës kanë qëlluar në drejtim të portës së oborrit, ku për pasoja ka pasur vetëm dëme materiale.
“Menjëhërë kanë shkuar në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale, identifkimin e autorëve dhe arrestimin e tyre. Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sabah Brama u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, bimë narkotike të mbjella, të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva”, informon policia.
I arrestuari është person me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veparave penale kundër pronës.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vepratpenale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, ‘Kultivimi i bimëve narkotike”dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenet 84,278/2, 150, 284, 283, 25 të Kodit Penal.