Aksioni i policisë anticannabis është shtrirë në mbarë vendin, e çdo ditë Policia e Shtetit publikon të dhëna për asgjesimin e mijërave rrënjë cannabis sattiva. Aksioni i fundit në Krujë ka goditur një tjetër rast të kultivimit të cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
“Në vijm të veprimeve hetimore kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetas, konkretisht:
• S.Gj. 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Borizanë dhe Derven, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies:
• rreth 1 300 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën në tokën në pronësi të shtetasit të mësipërm.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S.Gj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”.