Një person ka gjetur vdekjen dhe 12 të tjerë janë në gjëndje të rëndë nga shpërthimi në flakë i një autobusi në hyrje të qytetit të Krujës. Bëhet fjalë për një autobus me besimtarë të një kishe nga Vlora, që ishin nisur për të vizituar qytetin e Krujës. Në autobus ishin 31 persona, ndërsa dyshohet njëra prej viktima është një femër, e cila është djegur plotësisht brenda në autobus. Të dhënat e fundit thonë se dhe viktima e dytë dyshohet të jetë femër dhe ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e Krujës.
Ndërkohë aktualisht mësohet se 11 persona janë dërguar me helikopter për mjekim më të specializuar në QSUT, pasi janë në gjëndje të rëndë shëndetsore. Mësohet e ata po kurohen pranë repartit të djegjeve në QSUT, ndërsa 9 prej tyre janë gjendje të rëndë shëndetsore.
JA DËSHMIA E PRIFTIT QË ISHTE NË AUTOBUS:
“Ishim në udhëtim për në Krujë. Autobusi u ndez menjëherë. Shoferi hapi kroskotin. Dikush na ndihmoi theu xhamin me një varre. Disa dolë nga dritarja dhe disa nga dera. Ishim 31 veta. Ishim nisur për në Shkodër dhe do shkonim në Ulqin dhe do ktheheshim nesër. Filloi të futej tym brenda, shoferi ndaloi dhe sa ndaloi filloi flaka dhe ne u hodhëm poshtë”.
Ndërkohë nga të dhënat paraprake mësohet se flakët kanë nisur në ecje e sipër fillimisht në motorin e autobusit dhe më pas janë përhapur duke shkrumbuar me shpejtësi pjesën tjetër të mjetit. Pas shuarjes së flakëve, Policia ka nisur kryerjen e veprimeve paraprake proceduriale për zbardhjen e dinamikës së saj.
VIJON: