INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krybashikaku Veliaj inaguron urën e re, në Rrugën “Irfan Tomini”

Krybashikaku Veliaj inaguron urën e re, në Rrugën “Irfan Tomini”

Publikuar më: 16:29 30-12-2016

Përurohet ura e re, në Rrugën “Irfan Tomini”, e cila është tre herë më e madhe se ajo e mëparshmja. Vënia në funksion e kësaj ure do lehtësojë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve në të dyja anët e lumit të Lanës. I pranishëm në përurimin e kësaj ure ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se në Njësinë 5 po porfundohen projekte që kishin mbetur pezull në 8 vitet e qeverisjes së Berishës.
“Siç e dini, ky ka qenë një projekt pezull prej 5 vitesh, ashtu si rruga e “Kosovarëve”, e shumë projekte të tjera të Njësisë 5. Pothuajse në çdo këmbë të urës kishte dalë një pronar që i ishte kthyer prona gjatë 8 viteve të ‘qoftë largut’ dhe na duhej të zgjidhnim disa nga këto çudirat shqiptare. Më vjen mirë që, jo vetëm kemi zgjidhur anomali të kësaj natyre, por i kemi dhënë komunitetit një urë me 4 korsi, me trotuare të mjaftueshëm”, tha Veliaj.
Veliaj shoqërohej edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i cili e cilësoi ndërtimin e kësaj ure si dhuratë simbolike për Njësinë 5.
Rikonstruksioni dhe zgjerimi i urës në Rrugën “Irfan Tomini”ka lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve. Pas rikonstruksionit, ura ka një gjerësi totale prej 20 m, me pjesë kaluese 2 x 7 m dhe 1 m trafikndarëse në mes, dhe me trotuare 2 x 2.5 m.

Article Logic
Execution time: 0.0038328170776367