INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiakët e PS shkelin ‘betimin’ e Ramës për…

Kryebashkiakët e PS shkelin ‘betimin’ e Ramës për…

Publikuar më: 13:44 20-08-2019

Kryetarët e bashkive të dalë nga votimet e 30 qershorit nuk po zbatojnë urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që më parë ka deklaruar se nuk do të ketë shkarkime masive në ato bashki që më parë janë drejtuar nga përfaqësues të opozitës. Madje, ai ka saktësuar se asnjë grua nuk do të iki nga puna. 

Në të kundërt nga ky deklarim krerët e bashkive po bëjnë largime masive. Rasti i parë është Bashkia Selenicë që tani drejtohet nga kryebashkiaku Pëllumb Binaj. Ditën e sotme 66 punonjës të administratës së kësaj bashkie janë shkarkuar nga puna.
Për këtë Binaj ka dhënë sqarimet. Kryebashkiaku i Selenicës ka deklaruar se largimi i tyre nga puna nuk ka prapavijë politike por se u ka përfunduar kontrata. Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku i ri tha se punonjësit, gjatë kohës kur kjo bashki është drejtuar nga paraardhësi i tij nga radhët e PD, Përparim Shameti, kanë punuar në të zezë. "Më tetor të vitit të kaluar Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi një kontroll të përgjithshëm në bashkinë e Selenicës. Nga ky kontroll u gjenden 56 punonjës aso kohe të Bashkise Selenice të cilët thuajse punonin në të zezë. Pa një kontrate pune efektive, pa siguracione dhe me një rrogë 10 mijë lekë të reja në muaj. Iu bë thirrje bashkisë së Selenicës dhe kryetarit Shameti atë periudhë që t'i plotësonte të tilla kontrata dhe këta punonjës të punonin me rregulla sipas legjislacionit dhe iu la kohë deri në Mars 2019. Në mars 2019 KLSH ushtroi një tjetër kontroll, këtë radhë jo vetëm që këto kontrata nuk ishin plotësuar por ishin shtuar edhe 10 të tjera të ngjashme me këto në të tilla kushte pra 66 persona të cilët punonin thuajse në të zezë pa një kontratë të mirëfilltë pune thjesht, me një kontrate fiktive që këta persona kishin nënshkruar për të punuar në bashkinë Selenicë deri në qershor të këtij viti", tha Binaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047