Në prag të festave të fundvitit, pasditen e djeshme kryebashkiaku i Tiranës ndezi zyrtarisht dritat e pemës së Krishtlindjes.
Përpos ceremonisë, e cila u shoqërua me shumë qytetarë që bënë foto me zotin Veliaj me pemën e ndriçuar në sfond, pati dhe nga ata fatlumë që morën urim special për ditëlindje. E tillë ishte blogerja shqiptare me origjinë nga Kosova Marigona Nila (Ninna’s Blog), të cilës kryebashkiaku së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa i dedikuan një urim të shkurtër për ditëlindjen e saj të 25-të. Ishte vetë blogerja ajo që postoi këtë video në mediat sociale, duke u shprehur falenderuese për këtë gjest. Nuk dimë nëse ky do të jetë i vetmi dhe i fundit nga zoti Veliaj, por nuk thonë kot që festat i sjellin njerëzit më afër…qofshin ato politikanë apo njerëz të thjeshtë!