INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi kërkon ndjesë, por jo Blushit. Ja ç’shkruan…

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi kërkon ndjesë, por jo Blushit. Ja ç’shkruan…

Publikuar më: 14:38 19-05-2016

Kreu i Bashkisë së Kavajës kërkon ndjesë për sms që nisi në adresë së Blushit, me argumentin se i ka ardhur "shpirti në majë të hundës". Po në fakt kjo ndjesë nuk ishte për deputetin Blushi.

Ja reagimi i plotë i Roshit:


“Dëshiroj të kërkoj ndjesë sot për një mesazh të nisur që sigurisht nuk është i hijshëm dhe përmban një gjuhë që nuk duhet përdorur gjithsesi. Kjo ndjesë e imja nuk i drejtohet deputetit Ben Blushi, por të gjithë qytetarëve të Kavajes, që besojnë tek unë dhe më votojnë për të drejtuar bashkinë tonë. E vërteta është se kjo shkelje e imja e etikës ka ardhur, pasi më ka ardhur shpirti në majë të hundës. Që nga dita që kam sfiduar dhe kam fituar ndaj Sali Berishës në Kavaje, në qytetin që konsiderohej zona më e sigurt e PD, unë dhe familja ime jemi përballur me një lumë shpifjesh, baltë dhe denigrimi. Më kanë bërë hajdut, vrasës, e çdo gjë tjetër që i ka nxënë goja Sali Berishës. Epitete që as unë e as familja ime nuk ia kemi borxh kërkujt për t’i degjuar çdo ditë, vit pas viti.
Por ndërsa u mësuam me përbaltjen e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, nuk ma kishte marrë mendja kurrë se të njejtin fjalor, të njëjtat sharje e akuza, do i dëgjoja sot nga Ben Blushi, që foli me gjuhën e Sali Berishës. Kjo është arsyeja pse sot e shkela etiken në komunikim, pasi ndonëse e pafalshme, edhe une jam një njeri si gjithë të tjerët.
Por dëshiroj të siguroj çdokënd se unë nuk kam asnjë lidhje me krimin dhe pres me padurim çdo ditë që ligji i dekriminalizimit të zbatohet tek unë i pari për të zbardhur njëherë e mirë të vërtetën, në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptoj se unë nuk jam subjekt i atij ligji e ndryshe nga shumë të tjerë, nuk kam asgjë për të fshehur”.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209