INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku i Pustecit, arrestohet nga maqedonësit. Për çfarë akuzohet…

Kryebashkiaku i Pustecit, arrestohet nga maqedonësit. Për çfarë akuzohet…

Publikuar më: 15:21 12-02-2016

Arrestohet në zonën e Resnjës në Maqedoni, Kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko me urdhër për arrestimin nga Prokuroria Speciale Maqedonase. Pusteci është në një zonë kufitare mes Korçës dhe Maqedonisë dhe në përbërje ka shumë shtetas të minoritetit maqedonas. Edmond Temelko është kryetar i Aleancës Maqedonase për Integrimin Europian dhe ai është i dyshuar për manipulimin e zgjedhjeve në Maqedoni, pasi ka çuar banorë të Komunes Pustec për të votuar në zgjedhjet në Maqedoni duke u diktuar dhe votën, madje u ka dhënë e rryshfet.  Nën akuzë për të njëjtën çështje janë dhe 7 persona të tjerë mes tyre dhe dy ish ministra maqedonas.
Janë të paktën 400 zgjedhës  të komunës Pustec, që janë çuar për të votuar në Maqedoni në vitin 2012 në favor të Parisë së Nikolla Gruevskit. Ata janë banorë të kësaj komune dhe mbajnë pasaporta maqedonase dhe shqiptare.
Edmond Themelko ka marrë mandidatin e tij të parë në vitin 2007 si përfaqësues i PS.  Më pas, në vitin 2011 kaloi me Partinë e tij në koalicion me PD-në dhe në zgjedhjet e fundit kandidoi me Aleancën PS-LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0019488334655762