INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rezulton pozitiv me COVID-19, mësohet gjendja e tij shëndetësore [FOTO]

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rezulton pozitiv me COVID-19, mësohet gjendja e tij shëndetësore [FOTO]

Publikuar më: 15:01 28-07-2020

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga vetë kryebashkiaku, i cili përmes një statusi në faqen e tij në Facebook bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, por se nga sot do të nisë të punojë nga shtëpia.

"Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga COVID-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, shkruan Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371