Këtë të Dielë ka nisur transmetimet cikli i dokumentarëve Zoom IN, në IN TV. Zoom In, synon të trajtojë çështjet më të mprehta social-ekonomike në vend, duke sjellë histori personale, problematika për të cilat flitet rrallë etj. Në dokumentarin e parë, përreth një orë, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka rrëfyer muajt e parë të punës në krye të bashkisë, marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, ambicjet dhe armiqësitë e tij. Veliaj ka treguar edhe momente nga jeta e tij private, marrëdhënia me Ajolën dhe planet e familjes për 2016.
Veliaj: Në këtë qytet, pas çdo pusete fshihet një interes. Çdo ditë bëj disa armiq dhe telefoni nuk më pushon nga kërkesat për ndërhyrje.
Veliaj: Kur më krahasoni me Ramën, më keni bërë komplimet! Ai kryebashkiaku më i mirë i të gjitha kohërave!
Veliaj: Publiku apo Zoti një herë të jep mundësinë të bësh dicka. Do lë gjurmë në këtë qytet. Do bëj çfarë nuk është bërë këto 25 vjet!
Veliaj: Puna si kryebashkiak, si telenovelë turke. Me 1500 seri aq sa dite ka mandati, intriga, dashuri, tradhëti, poshtçrsi teë vogla. Asnjëherë se di çfarë të prêt në serinë e rradhës.
Veliaj: Ja si i numërova urinuesit e PD-së: Në çdo protestë ka agjentë të bashkisë në terren. Kemi hapur edhe kamerat e qytetit.
Veliaj: Nuk kam më jetë private. Në 2016 i premtoj Ajolës se do të kaloj më shumë kohë me të.
Veliaj: Nëse e kam fyer djalin e vogël kur i thashë o njish, o grup, i kërkoj falje publike. Por e trajtova si shok.
Veliaj: Ja sa do paguani për çdo parkim në rrugët dhe lagjet e Tiranës. Bulevardi zona më e shtrenjtë, institucionet parkime te personalizuara.
Veliaj: Nuk ka më “takim” me Skëndërbeun, në makinë. Sheshi Skëndërbej së shpejti pedonal, kalimi nga unaza e vogël tek Insingu. Presim shpronësimet.
Veliaj: Nuk jam supersticioz, por hyra në bashki me këmbën e djathtë.
Zoom in: A ka ndonjë punë që ja njihni Lulzim Bashës si të mbaruar në këtë qytet? Veliaj: Do të më duhej të mendohesha shume, për të mos bërë djalin e mirë e për të thënë një batutë për hir të batutës.
Veliaj: Nuk synoj të bëhem kryeministër. Dua të vazhdoj projektet që kam nisur, sepse 4 vite nuk mjaftojnë për t`i përfunduar të gjitha.
Veliaj: Edhe Rama më ka thënë se puna si kryebashkiak është më e bukur se ajo e kryeministrit.
Veliaj: Pas katër vitesh nuk do t`ju kërkoj më vota për premtimet që kam bërë në fushatën e parë. Do kem të tjera objektiva.
Veliaj: Mami dhe Ajola mërziten shumë nga ato që dëgjojnë dhe shohin në media. Por unë kam vendosur të mos u`a kthej njësoj derrave, se bie në nivelin e tyre.
Veliaj: Pas 4 vitesh, Tirana do jetë një qytet i qepur me përmasa njeriu jo makinash apo hekurishtesh.
Veliaj: Do ta çoj shërbimin urban drejt biletës elektronike. Së shpejti nuk do të keni më faturino dhe do të merrni një shërbim europian.
Veliaj: Në 2016 do të nisim me varrezat murale
Në 2016 do të nisë projekti për qentë e rrugës. 9.000 kafshë endacake do të ekzaminohen dhe do të strehohen e trajtohen në një klinikë për herë të parë
Veliaj: Sfida ime më e madhe? Ta bëj Tiranën pas 4 vitesh kryeqytetin më të mirë në Ballkan.