INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku kuksian e paralajmëron, Rama nuk ndalet: Kuksianët do paguajnë për “Rrugën e Kombit”

Kryebashkiaku kuksian e paralajmëron, Rama nuk ndalet: Kuksianët do paguajnë për “Rrugën e Kombit”

Publikuar më: 21:21 05-04-2018

Kryeministri Edi Rama ua ka bërë të qartë sot qytetarëve të Kukësit se nuk do të shpëtojnë nga tarifa për ‘Rrugën e Kombit’. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Rama tha se kuksianet do të paguajnë, por se sa do të jetë shifra kjo do të dali nga llogaritë.

“Fjala fare nuk ekziston, se sa do të paguajnë do të dali nga llogaritë. Dëshira ime është që ata të mos paguajnë asgjë, por kjo nuk ndodh”, tha Rama.

Kryeministri Rama nuk i dha përgjigje shqetësimit se në çdo vend të botës ekzistojnë rrugë dytësore për banorët që nuk duan të paguajnë për autostradën, as për diskriminimin se kuksianët, ndryshe nga qytetarët e Tiranës, Korçës, Shkodrës etj, do të duhet të paguajnë për të hyrë në shtëpinë e tyre. Kryeministri Edi Rama teksa sqaronte ‘tërheqjen’ nga vendimi për zbatimin e taksës për Rrugën e Kombit, theksoi se ai kërkoi ndjesë dhe se do të mbajnë përgjegjësi për këtë hap.

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili iu kërkoi ndjesë banorëve për vendosjen e taksës dhe tha se nuk rifillon pagesa pa gjetur një zgjidhje ka reaguar kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu.

I ftuar në “360 Gradë” në Ora News ka thënë së për Kukësin duhet të jetë tarifa zero për kalimin në Rrugën e Kombit ose nuk do të lejohet të vendoset tra.

“Kuksianët duan zero tarifë. Nuk keni për të pasur shanse për të vendosur tra. Ose do e bësh zero për Kukësin ose nuk ka për të pasur tra. Sepse vetë e keni pranuar se e keni gabim. Kukësi u vetësakrifikua. Humbi 5700 hektarë. U prish Kukësi i vjetër. Sakrifikoi për gjithë Shqipërisë”, ka deklaruar Shehu.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652