INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku monstër përdhunon 4-vjeçaren: Ajo donte vetë!

Kryebashkiaku monstër përdhunon 4-vjeçaren: Ajo donte vetë!

Publikuar më: 11:55 14-09-2016

Një ish kryebashkiak, “i cili tashmë i ka dedikuar jetën fesë”, ka sulmuar në mënyrë të përsëritur një 4-vjeçare, por ndoshta monstruozitetit të krimit i afrohen vetëm deklaratat e tij.

Ai e ka fajësuar atë me arsyetimin se ishte “një pjesëmarrëse me dashje”! Richard Keenan, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Hubbard në Ohajo gjatë viteve 2010-2011, është shpallur fajtor me 8 akuza për përdhunim dhe 12 akuza të tjera për tentativë për përdhunim dhe imponim i neveritshëm seksual. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm muajin e kaluar, por prokuroria thoë se ai e pranoi krimin përpara gruas së tij, një pastori, një punonjësi social, vëllait të tij dhe kunatës. Nga vetë rrëfimet e tij bëhet me dije se ka abuzuar me të miturën për një periudhë 3 vjeçare, që ka filluar kur ajo ishte vetëm 4 vjeç. Mësohet se ishte fëmija që i tregoi gruas së agresorit për çfarë kishte ndodhur, dhe kjo e fundit u përball me të. Keenan u vizitua në një klinikë psikiatrike pasi ndjente se mund të vriste veten, ndërsa i tregoi punonjëses sociale se filloi ta sulmonte fëmijën në vitin 2013, duke pretenduar se ishte kjo e fundit ajo që filloi gjithçka. Ish kryebashkiaku u lirua me kusht për 75 mijë dollarë, ndërkohë që ndodhet në gjyq, me urdhrin e prerë që të mos ketë asnjë kontakt me të miturit. Ai përballet me rrezikun e burgimit të përjetshëm. 

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876