INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku Roshi: Ja pse jam arrestuar dhe dëbuar nga Gjermania

Kryebashkiaku Roshi: Ja pse jam arrestuar dhe dëbuar nga Gjermania

Publikuar më: 12:51 08-05-2016

Në kuadër të dorëzimit të formularit të dekriminalizimit dhe pas shkrimeve të publikuara në një pjesë të mediave në vendin tonë mes të cilave edhe gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” ka reaguar kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Roshi ka sqaruar gjithçka ku është shprehur se si shumë shqiptarë, edhe atij i është dashur të emigrojë në vitet 90’. Roshi thotë gjithashtu se në Gjermani është ndaluar pasi nuk ka pasur letra, apo vizë pune, si pjesa më e madhe e shqiptarëve të asaj periudhe. Ai sqaron se kjo është arsyeja pse është ndaluar nga policia dhe është larguar nga Gjermania.

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143