Kreu i bashkisë së Tepelenës njihet për bëmat e tij dhe i ka habitur të gjithë me “kryeveprën” që ka bërë së fundmi. Tërmet Peçi, nuk e fsheh asnjëherë “simpatinë” liderin e tij, Edi Rama dhe gjatë rikonstruksionit të palestrës së gjimnazit në Tepelenë, vihet re që në një pjesë të murit është pikturuar kryeministri duke luajtur basketball.
Fotoja është dërguar për joq.al nga një lexues i cili shkruan:
"Prsh JOQ...ndodhem ne qytetin e Tepelenes ku po behen punimet ne palestren e qytetit dhe me beri shum pershtypje kjo foto me duket mua apo eshte ai i gjati? anonimi ju ltm..."