INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku u parë i PS në shenjëstrën e PD, ja për cilin kërkohen hetime nga prokuroria

Kryebashkiaku u parë i PS në shenjëstrën e PD, ja për cilin kërkohen hetime nga prokuroria

Publikuar më: 09:36 02-08-2019

Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me një kërkesë zyrtare për të verifikuar pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistrua në votime si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës. 

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet, kur sipas PD-së ekzistojnë të dhëna, indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.

“Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Nëse këto të dhëna publike verifikohen pa vonesë nga Prokuroria, kjo do të thotë se Valdrin Pjetri nuk mund ta marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, as si rrjedhojë e votimeve të pavlefshme të 30 Qershorit.

valdrin_pjetri.jpg

shkresa_1.jpg

shkresa_2.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0025911331176758