Ish-prefekti i Tiranës Taulant Dedja është martuar me psikologen e njohur. Ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj ai që ka celebruar dy ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës, martesën e psikologes së njohur Jeta Toçila, njëkohësisht edhe folëse e lajmeve, me Taulant Dedjan, ish-prefekt dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.
Lajmi është bërë i ditur nga “Panorama Plus”. Dy personazhet duket se janë njohur para 17 vitesh, në kohën kur Jeta ishte gazetare dhe Taulanti prefekt i Tiranës. Ata janë ritakuar në kohën kur të dy kishin zgjidhur martesat përkatëse.
Jeta ishte e martuar me gazetarin e njohur Armir Shkurti. Së bashku ata kanë një djalë. Lidhja e ish-deputeti me psikologen filloi të bëhej gradualisht publike nga Taulanti, i cili në muajin shtator postoi një foto me Jetën në Facebook.