INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku Veliaj dhe Bes Kallaku shtrojnë drekën e Krishtlindjeve për njerëzit në nevojë [FOTO]

Kryebashkiaku Veliaj dhe Bes Kallaku shtrojnë drekën e Krishtlindjeve për njerëzit në nevojë [FOTO]

Publikuar më: 16:38 25-12-2016

Bashkia e Tiranës ka zgjedhur ta kalojë festën e Krishtlindjes, duke u shërbyer njerëzve në nevojë dhe të pamundurve.  Ashtu siç është bërë traditë, mensat sociale të Bashkisë së Tiranës kanë ofruar sot një drekë festive për të gjithë ata të moshuar dhe njerëz në nevojë, që nuk kanë mundësi të festojnë si gjithë të tjerët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe aktori i humorit Besart Kallaku, ishte i pranishëm në mensën sociale të Laprakës, ndërsa së bashku me përfaqësues të tjerë të Bashkisë së Tiranës i shërbyen ushqimin të pranishmëve, duke u uruar edhe “Gëzuar Krishtlindjen”.

“Ju uroj gëzuar Krishtlindjet, një vit të mbarë, shumë suksese dhe gjithë të mirat. Dua të falenderoj të gjithë ata që shërbejnë ne kete mense sociale. Unë edhe Besi kemi ardhur këtu sepse është ditë feste, por e di që këtu ka njerëz që shërbejnë çdo ditë me dashuri, pasion e përkushtim. Besoj që të gjithë duhet të mësojmë nga ata që shërbejnë këtu sepse Tirana ka nevojë për më shumë shërbëtorë dhe për më pak udhëheqësa”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se ditë të tilla duhet t'i shërbejnë çdokujt që të reflektojë dhe t'iu vijë në ndihmë më të dobtëve, për të demonstruar në çdo kohë shpirtin solidar që kryeqyteti po tregon edhe në këto ditë festash.

“Ky ka qenë një vit shumë i mirë për Tiranën, kemi bërë shumë punë të mira; kemi bërë shkolla, kopshte, çerdhe, kemi me shumë infrastrukturë, kanalizime, ujësjellësa, kënde lodrash, por unë besoj se gjëja më e rëndësishme në Tiranë duhet të jetë solidariteti mes njerëzve. Ndaj dhe unë shpresoj që të gjithë ata që dëgjojnë për këtë qendër, të gjithë ata që kanë qenë përfshirë sot në aktivitete sociale, në dreka sociale që janë shtruar për të gjithë njerëzit në nevojë, të kenë parasysh se më shumë se sa infrastruktura, në një qytet kaq të madh, me kaq shumë probleme, kemi nevojë për më shumë solidaritet”, shtoi Veliaj. Ai ftoi qytetarët që t'i bashkohen këtyre nismave dhe të ndihmojnë të pamundurit.

“U bëj thirrje qytetarëve që ashtu siç Besi na u bashkua sot, secili jo vetëm në stinën e festave, jo vetëm për Krishtlindje dhe për Vit të Ri, por për gjatë gjithë vitit, të kemi mundësi që të jemi solidarë, të jemi pranë njerëzve në nevojë dhe të kemi mundësi që të ndihmojmë, të ndihmojmë, të ndihmojmë. Sepse vetëm kur të kemi komunitete të forta, mund të kemi një Tiranë të forte”, u shpreh Veliaj.

Edhe aktori, Besart Kallaku theksoi se njeriu duhet të shërbejë çdo ditë për komunitetin dhe shoqërinë. “Sot është ditë e veçantë, jo më kot iu bashkova edhe nismës së kryetarit që më mori edhe më tha: Sot duhet të shkojmë për një shërbim. Mirëpo, jo vetëm sot, por njeriu duhet të shërbejë çdo ditë. Krishtlindja nuk është vetëm sot, por sa herë dhuron dashuri, sa herë dhuron nga vetja, gjithmonë ka Krishtlindje”, tha Kallaku.

collageveliaj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004000186920166