INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku Veliaj: “Edhe 100 ylli im por...”[FOTO]

Kryebashkiaku Veliaj: “Edhe 100 ylli im por...”[FOTO]

Publikuar më: 08:19 24-10-2017

Erion Veliaj, ka një këshillë për të gjithë ata që duan të bëjnë urime publike, nëpërmjet zbukurimeve.

Kryebashkiaku i Tiranës me anë të një postimi në facebook ka këshilluar të gjithë ata që duan të bëjnë surpriza publike me urime, që ti heqin sërisht zbukurimet pas surprizës për njeriun e tyre të zemrës.

Ja çfarë shkruan kryebashkiaku Veliaj në facebook: “Edhe 100 ylli im! Por që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milionë ditëlindje.

Ky reagim i Erion Veliaj vjen pasi është bërë trend i kohëve te fundit që në rrugët e kryeqytetit apo në hyrjet e pallateve qytetarët vendosin zbukurime për të uruar njeriun e zemrës por mesa duket pas urimit harrojnë ti heqin përsëri.

Çdo ditë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhyjnë për të pastruar ambientet si pasojë e kësaj neglizhence nga ana e qytetarëve.

dbgearher.jpg

adgderhaer.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383