INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kryebashkiaku Veliaj gatuan pica për fëmijët jetim të “Zyber Hallullit” [VIDEO]

Publikuar më: 12:59 02-09-2017

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryebashkiaku Veliaj ka gatuar vetë disa pica, duke u kujdesur jo vetëm për pjekjen në furrë, por edhe për shijet e ndryshme. Më pas, kreu i Bashkisë shpërndau picat tek Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, dhe tek familjet e varfëra të Tiranës. 

“E keni parë Picajolin e ri të Properit. E kaluam bukur ditën dje me shokët e shoqet e Zyber Hallullit dhe në ndihmë të 400 familjeve në nevojë të Tiranës. U përpoqëm të bëjmë diçka konkrete se kjo i ndihmon njerëzit, jo sherret pa bazë e lagu s’e lagu! Festat janë një mundësi më shumë për t’u mbledhur së bashku dhe për të ndihmuar”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281