INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiakun Veliaj e presin në Kinë me këngët e Alban Skënderaj, por Noizy-t nuk do t’i pëlqejë aspak kjo situatë

Kryebashkiakun Veliaj e presin në Kinë me këngët e Alban Skënderaj, por Noizy-t nuk do t’i pëlqejë aspak kjo situatë

Publikuar më: 15:44 08-05-2019

Erion Veliaj është një nga kryebashkiakët, i cili në “Instagram-in” tij numëron një numër të madh ndjekësish dhe kjo falë popullariteti që ai gëzon edhe midis personazheve të ndryshme publike.

I tillë ka qenë edhe postimi i fundit ku ai etiketonte këngëtarin Alban dhe Skënderaj dhe reperin Noizy.

Kryebashkiaku duket se ndodhet për një vizitë në kryeqytetin e Kinës, Beijing.

Në sfond shihet me gërma të qarta: “Pekini i uron mirëseardhje Kreut të Bashkisë së Tiranës”.

Por, përveç sfondit aty ndodhej edhe një kor, i cili çuditërisht kishte përgatitur për këtë vizitë speciale të këndonte këngët e Alban Skënderaj.

Me këtë situatë Veliaj nuk ka nguruar të bëjë pak humor:

“Eci në Kinë me 30 vetë @albanskenderaj se mos e merr vesh @noizy sa fansa ke në Kinë se na fike… ”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit:

” Po mirë, s’qenkemi keq! 1/4 e botës e paskemi të siguruar”.

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592