INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkikaku publikon udhëzimin që ndalon shitjen e gështenjave të pjekura në sheshe. Reagojnë qytetarët

Kryebashkikaku publikon udhëzimin që ndalon shitjen e gështenjave të pjekura në sheshe. Reagojnë qytetarët

Publikuar më: 16:56 07-11-2018

"Është e ndaluar të derdhet gështenja në rrugë". Ky ndalim kurioz është shfaqur në faqen Facebook të kryetarit të bashkisë së Medes, në krahinën e Pavia Itali. Qytetari i parë donte të ndante në mediet sociale një rezolutë të datës 13 tetor 1881 dhe që kurrë nuk u shfuqizua, pra është ende në fuqi. Por rrjeti ka shpërthyer në polemikë. "Pse, makinat dhe industritë ndotëse Po dhe jo gështenja e pjekura", komentuan disa përdorues.
Rezoluta, numër 108 e atij viti, u soll në dritë nga i pasionuari pas historisë Pierangelo Boccalari. "Duke kërkuar mes dosjeve të arkivit kam gjetur këtë kartë që unë transkriptova - tha ai . “Tymi nga gështenjat e pjekura krijoi shumë probleme për njerëzit të cilët kanë raportuar vështirësitë e tyre në qytet," tha ai.
Kryetari i Medes në atë kohë, Gaspare Massazza, me këshilltarët e tij dhe Kancelarin e qytetit, kishin nënshkruar "masën higjienike" duke theksuar se "praktika e përgatitjes gështenjave të pjekura sillte si rezulta tym në mjedise që përhapet vërdallë duke krijuar shqetësim te kalimtarët, por i shqetëson duke u futur edhe në shtëpi. Prandaj, ushtrimi i këtij profesioni është i papërshtatshëm dhe për pasojë ndalohet". Kryetari aktual i Medes Giorgio Guardamagna tha pas këtij zbulimi se "urdhëresa nuk është revokuar, kështu që është në fuqi." Por përdoruesit e rrjetit social nuk e pëlqen shumë këtë që kryetari i bashkisë vuri në dukje". Dikush mendonte ti referohej në mënyrë kritike thënies time lidhur me ngjarjet në të cilat përgatiteshin gështenja në shesh. Por kjo për mua është një kuriozitet historik dhe nuk bëhet fjalë për vendosje gjobe ", mbrojti veten ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996