INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: 27 janari fundi i Ramës, kemi nevojë për një drejtësi të barabartë

Kryemadhi: 27 janari fundi i Ramës, kemi nevojë për një drejtësi të barabartë

Publikuar më: 20:51 20-01-2018

Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike,tha se shqiptarët duhet të ngrihen në protestë për të ndaluar largimin e të rinjve nga Shqipëria, për shkak të keqqeverisjes.

Kryemadhi në takim deklaroi se numri i të papunëve po rritet çdo ditë e më shumë, dhe se Shqiptarët duan të largohen nga vendi sepse iu ka humbur shpresa. Gjithashtu ajo shtoi se Shqipëria është lodhur nga kjo qeveri dhe kemi nevojë për një drejtësi të barabartë.

Ajo ju bëri thirrje shqiptarëve që në datë 27 janar ti bashkohen protestës së opozitës,që të rinjtë të mos punojnë si argatë në arat e drogës.

“Nuk mund të ketë një shtet, kur sheh të rinjtë që largohen nga vendi. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit. Në ndjeheni të lodhur dhe nuk shohim asnjë shpresë dhe asnjë të ardhme. Kjo nuk është e rastësishme. Pasi politikanë shqiptarë duan që shqiptarët të jenë më të varfër dhe më pak të ditur, sepse më lehtë mund të mbahen nën kontroll. Por ne nuk mund ta pranojmë këtë, që fëmijët tanë të jenë argatë në fushat e drogës së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Prandaj në 27 janar do të protestojmë bindshëm. Sepse qytetarët kanë nevojë të ndihen të barabartë”,deklaroi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504