INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi akuza Ramës: “Qeveri e vogël, korrupsion i madh”

Kryemadhi akuza Ramës: “Qeveri e vogël, korrupsion i madh”

Publikuar më: 12:10 06-09-2017

13 vjetorin e themelimit të saj, Lëvizja Socialiste për Integrim e feston me një lider të ri. Monika Kryemadhi, e cila mori drejtimin e partisë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, në vijim të traditës së ish kryetari Ilir Meta, ka zgjedhur që ta kujtojë këtë ditë duke mbjellë pemë. Ndërsa në komunikimin për media Kryemadhi kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, vetëm 3 ditë nga nisja e sesionit të ri kuvendor.
Monika Kryemadhi:
“LSI, do të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve për një luftë politike në Kuvend, me nisma politike dhe me alternativa konkrete për interesin e qytetareve. Kemi një qeveri të vogël por besoj me korrupsion të madh”.
Kryemadhi u kujdes që ti përcjellë mesazh jo vetëm qeverisë por dhe pjesës tjetër të opozitës.
Monika Kryemadhi:
Politika të kthjellohet dhe ta kuptojë se në radhë të parë të jetë shqipëria e më pas qeveria e kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0033729076385498