INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi bën thirrjen e fortë: Ta tërheqim zvarrë Ramën më 27 janar

Kryemadhi bën thirrjen e fortë: Ta tërheqim zvarrë Ramën më 27 janar

Publikuar më: 21:32 25-01-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim në qarkun e Beratit ka bërë thirrje për tu ngritur dhe protestuar për largimin e kryeministrit që sipas saj po destabilizon vendin.

“Sot më shumë se kurrë duhet të zgjohemi nga apatia sepse e ndiejmë të gjithë që jemi më të varfër. Nëse nënshtrohemi do jetë gjumi i vdekjes sepse të gjithë do të ikin nga Shqipëria.  Ashtu si në vitet 1990 ku të rinjtë tërhoqën zvarrë bustin e diktatorit Enver Hoxha, kështu edhe ne të bëhemi bashkë për ta tërhequr zvarrë për së gjalli këtë kryeministër që po shkatërron Shqipërinë.

Në 27 janar, të gjithë së bashku të marrim pjesë në këtë protestë paqësore duhet ti tregojmë këtij kryeministri se që kaq sa jemi me një frymë të rrëzojmë”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë që duke folur në SYRI.net kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se ka qenë kundër marrëveshjes me PS-në të nënshkruar nga Ilir Meta në vitin 2013.

Article Logic
Execution time: 0.0046939849853516