INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi deklaratë ‘bombë’: ''Si fallxhore që jam, me 30 qershor parashikoj zgjedhje për kreun e PS-së''

Kryemadhi deklaratë ‘bombë’: ''Si fallxhore që jam, me 30 qershor parashikoj zgjedhje për kreun e PS-së''

Publikuar më: 20:35 20-06-2019

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, kryetarja e LSI është shprehur e bindur se, më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje.

Duke komentuar dekretin e presidentit, ajo u shpreh se pas botimit në Fletoren Zyrtare ai ka fuqi zbatuese për të gjithë.

Sa i përket protestës së nesërme, ajo u shpreh se do të jetë paqësore.

“Protesta do të jetë paqësore, do ta menaxhojmë me përgjegjshmëri të plotë. Nuk kanë faj policët e shtetit. Mos harroni që nuk është më tashmë në dorën tonë, çdo ditë që Rama provokon populli aq më shumë irritohet”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin Opinion.

E pyetur se çfarë do të ndodh në 30 qershor, Kryemadhi tha se nuk do të ketë zgjedhje, duke lëshuar edhe një dekalratë bombë, duke thënë se në vend të zgjedhjeve lokale do të ndodhin zgjedhjet për kreun e Partisë Socialiste:

“Si fallxhore që jam, në datë 30 Edi Rama nuk ka për të bërë dot zgjedhje. Sepse ato nuk janë zgjedhje, bëhen me kandidatë alternativë. Këta le ta shikojmë çdo vendosi populli. Di të them se më 30 qershor mund të bëjë votime për kryetarin e PS-së", u shpreh Kryemadhi.

“Më 30 qershor Tirana do të votojë për Erion Veliajn”, u shpreh Blendi Fevziu, ndërsa Kryemadhi shtoi: “Atëherë do të zgjedhin Erion Veliajn në krye të PS”.

auto_mona1561058631.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042500495910645