Pas zbardhjes të stuhisë së përgjimeve ditën e djeshme, dhe arrestimit të dy trafikantëve të drogës të arrestuar në Itali, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çela, është përmendur dhe emri I ish-ministrit Saimir Tahiri për një përshirje të mundshme.
Pas takimit të djeshëm prej 40 minutash mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit me kryetarin e PD-së Lulzim Bashës, sot këto dy parti kryesore opozitare po zhvillojnë një mbledhje të nisur rreth orës 11:00.
Kryemadhi dhe Basha po e zhvillojnë mbledhjen pranë ambjenteve të hotel “Tirana International”.
Mesa duket opozita e bashkuar më shumë se kurrë po angazhohet në luftën kundër krimit.