INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Duhet një front opozitar kundër mazhorancës fiktive

Kryemadhi: Duhet një front opozitar kundër mazhorancës fiktive

Publikuar më: 14:41 11-07-2017

E ka nisur me një batutë mbledhjen e parë të kryesisë si kryetare e lëvizjes Socialiste për Integrim

Monika Kryemadhi:
“ Asnjë nuk qenka nxirë qenkemi nëpër punëra”.
Edhe për LSI mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit është fiktive, ndaj i lind detyrimi që jo vetëm të faktojë këtë vjedhje por të jetë një opozitë e fortë përballë qeverisë.
Monika Kryemadhi:
“Dua t’ju siguroj se sëbashku, LSI do të vazhdojë të njoh arritje të reja politike dhe elektorale si domosdoshmëri që demokracia në Shqipëri të fuqizohet dhe qytetarët shqiptar të rivendosin sa më parë të jetë e mundur sovranitetin mbi qeverisjen dhe institucionet të cenuara rëndë nga zgjedhjet, përpara dhe pas 25 qershorit. Kushtet e reja më imponuan që të pranoj ketë përgjegjësi, e shqetësuar jo vetëm për fatin e LSI-së, por për demokracinë në vend e cila sot ka nevojë më shumë se kurrë për një opozite më të fuqishme se asnjëherë tjetër, sepse mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit është një mazhorancë fiktive përmes një procesi të deformuar dhe të manipuluar”.
Për Monika Kryemadhin në 25 qershor vota grabitur në mënyrë kriminale ndaj LSI shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me subjektet e tjera politike.
Monika Kryemadhi: “
“Fatet e demokracisë janë më në udhëkryq se asnjëherë tjetër, dhe kjo kërkon krijimin e një froni kombëtar opozitar, pa dallime ideologjike pasi themeli i demokracisë, vota e lirë, është goditur rëndë në mënyrë të strukturuar kriminale dhe epidemike në të gjithë vendin”.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383