INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: “Epoka e sundimit të kriminelëve të Edi Ramës ka marr fund”

Kryemadhi: “Epoka e sundimit të kriminelëve të Edi Ramës ka marr fund”

Publikuar më: 12:17 07-10-2017

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i kundërpërgjigjet Edi Ramës. Gjatë një takimi të organizuar me strukturat e LSI në Pogradec, Kryemadhi akuzoi qeverinë Rama 2 si të lidhur me krimin ndërsa tha se kjo do të marrë fund

“Kriminelet që Edi Rama ka zgjedhur për ti pasur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund”- u shpreh liderja e LSI-së. Kryemadhi tha se “është më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta patur në krah, se sa një vrasës, një tutor prostitutash, një trafikant armësh apo trafikant droge që po drogojnë fëmijët e Shqipërisë”.
E sërish duke akuzuar kreun e maxhorancës, Ramën se po qeverisë me kriminelë ajo u shpreh para strukturave të partisë së saj kështu. “Është më e ndershme të kesh një të papunë shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelet, por Shqipërinë jo”-tha Monika Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047