Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po punon për të shtyrë zgjedhjet.
Kryemadhi tha se këtë gjë e kishte kuptuar pasi kishte parë listën e kandidatëve për kryetarë bashkie të publikuar sot nga socialistët.
''Kur kam parë listën e kandidatëve që ka propozuar sot Partia Socialiste aty kam kuptuar që zgjedhjet lokale Edi Rama po punon për t’i shtyrë. Kjo është mëse e kuptueshme. Ka ata deputetë, të cilët kërkon ti largojë nga Kuvendi, sepse nuk ndihet i sigurt me deputetët e tij socialistë dhe nga ana tjetër po të shikosh janë thjesht kandidatë kalimtarë.''
Kryemadhi gjithashtu u shpreh e bindur se nuk do të zhvillohen zgjedhjet lokale.
“Zgjedhje nuk do ketë, për këtë jam e bindur dhe ajo që dua të them, është se në Shqipërinë më të rrudhur është protesta. Çdo protëste ka ardhur duke u shtuar”, tha ajo.