INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Gabimet me Maturën Shtetërore cënojnë të ardhmen e të rinjve

Kryemadhi: Gabimet me Maturën Shtetërore cënojnë të ardhmen e të rinjve

Publikuar më: 10:54 18-03-2017

Lëvizja Socialiste deklaron se ka miratuar ligje për hir të koalicionit me aleatin e tyre, Partisë Socialiste. Deputetja Monika Kryemadhi tha gjatë një takimi me maturantët e Lezhës se miratimi i ligjit për Arsimin e Lartë ishte një kompromis politik i gabuar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por kjo ka ndodhur për hir të koalicionit. Duke diskutuar përpara maturantëve të Lezhës, deputetja Kryemadhi nënvizoi rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në kete proces, tha ajo, cënojnë të ardhmen e të rinjve. “Unë uroj që matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo ç’ka ne presim të jetë, sepse po cënove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmen e një vendi. Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis përsa i përket dijeve tuaja. Besoj tek forca, tek besimi dhe tek vullneti dhe dëshira e juaj për ta ndryshuar këtë gjë”, u shpreh deputetja e LSI-së përpara gjimnazistëve të Lezhës. Lidhur me Maturën Shtetërore diskutoi edhe zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj e cila tha se ministria po punon për Maturën Shtetërore dhe për përmirësimin e problematikave që lindën një vit për parë, për shkak të mostransparencës së plotë në kohë rreth saj.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936