Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi I ka shprehur mirënjohje studentëve të cilët prej tre ditësh janë duke protestuar kundër shtimit të tarfiave. Në Faceebook-un e saj, Kryemadhi shkruan se politika duhet të mësojë nga studentët.
“BRAVO! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!”, shkruan Kryemadhi.
Sot studentët e Universitetit të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës janë në protestë. Mijëra kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që tarifon kreditet për lëndët e mbartura. Studentët kanë paralajmëruar protestë pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.