INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Integrimi në BE mbetet ende një iluzion, por ka një shans…

Kryemadhi: Integrimi në BE mbetet ende një iluzion, por ka një shans…

Publikuar më: 09:59 19-04-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në seancën plenare të kësaj të enjteje u shpreh se dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion.Sipas saj kushtet e BE paketohen në një fjali, dhe shansi i vetëm sipas Kryemadhit është shumë i qartë , largimi i Edi Ramës.

Edhe një herë Kryemadhi kërkoi lirimin e 11 protestuesve nga Kukësi. Ajo shtoi se 11 protestues të varfër po mbahen padrejtësisht në burg.

“Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion. Reforma në drejtësi dhe në administratë mbeten kushte kryesore.

Arritje nuk mund të quhet dorëheqja e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kanabizimi dhe kthimi i vendit në një qendër të trafikut të drogës është e gjitha përgjegjësi e kësaj qeveria. Shqiptarët janë koshientë që janë më të varfër se një vit më parë, bizneset po falimentojnë dhe për këtë përgjegjësi qeveria mbyll veshët.

U bëj thirrje të urdhëroni falangat tuaja në prokurori dhe gjykatë të lirojnë kuksianët. Ne kemi mbështetjen e shqiptarëve. 11 protestues të varfër po mbahen padrejtësisht në burg” u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611