INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi ironizon Kryeministrin me fjalët e tij: Si doktoreshë dhe fallxhore e parashikoj të ardhmen pa...

Kryemadhi ironizon Kryeministrin me fjalët e tij: Si doktoreshë dhe fallxhore e parashikoj të ardhmen pa...

Publikuar më: 12:28 04-05-2019

Në fjalën e saj në Konventën Kombëtare, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me ironi tha se si doktoreshë dhe si fallxhore, e parashikon të ardhmen e Shqipërisë të ndritur pa Edi Ramën.

“Jemi mbledhur këtu për të ardhmen sa më të mirë të vendit tonë. Si një doktoreshë dhe fallxhore, e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë të ndritur pa Edi Ramën kryeministër. Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi deklaroi edhe se protestat dhe mosbindja civile nuk do të ndalet deri në rrëzimin kryeministrit Rama, të cilën e qujti "sulltan i krimit"

"Ne sot Shqipëria na ka caktuar një detyrë të mbrojmë demokracinë. Nuk kthehemi më mbrapsht me sondazhe pa sondazhe ne jemi shumicë e vërtetojnë edhe sondazhet. Në një anë është kryeministri, në anën tjetër janë shumica e shqiptarëve që duan integrimin e Shqipërisë. Shumica është opozita e bashkuar. Protestat tona dhe mosbindja civile do të vazhdojë derisa të rrëzohet Sulltani i krimit. Me hir e me pahir në Shqipëri do apo nuk do ai do të ketë zgjedhje të lira të ndershme për shqiptarët koha e e tij dhe e etërve të tij ka mbaruar".

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654