INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi ironizon marrëveshjen: Kotësia e politikës së madhe. Shtrëngim duarsh për interesa familjare

Kryemadhi ironizon marrëveshjen: Kotësia e politikës së madhe. Shtrëngim duarsh për interesa familjare

Publikuar më: 12:41 20-05-2017

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në Belsh ku është takuar me banorët e zonës, të cilët i ka vlerësuar për punën e tyre ndërsa ka lënë të kuptohet se marrëveshja e nënshkruar dy ditë më parë nga Rama dhe Basha ka në thelb interesat e tyre të ngushta, apo të miqve në politikë. Ajo çka ra në sy gjatë fushatës elektorale të LSI ishte dhe fakti se Kryemadhi, kishte zgjedhur të hipte sipër një karroce me kalë.

Statusi i nënkryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në Facebook.
“ Rrallë kam parë dhe takuar njerëz kaq punëtorë, që rraskapiten gjithë ditën në punë dhe prapë janë të qeshur si xha Bimi.
Sa më shumë kohë kalon me hallet dhe problemet e tij, aq më tepër e kupton kotësinë e politikës së madhe, të asaj që na shpenzon kohën dhe na shteron energjitë me gjëra pa vlerë.
Sepse përqafimi i këtyre njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre është më i madh dhe eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikaneve që në thelb kanë interesat e ngushta të vetes, familjes apo miqve te tyre politikë”-shkruan Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098