Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e saj Facebook për deklarate që Kryeministri Edi Rama dha në emisionin e ftuar Zonë e Lirë.
Në status ajo ironizon Ramën duke e quajtur "lolo" dhe se “përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit”.
Nofka "Lolo" që Kryemadhi përdorë është e njëjta me atë që antarët e bandës Habilaj përdornin.
Statusi i plotë
"Në përgatitje për premierën e shfaqjes së fundit, Edi Rama u shfaq mbrëmë në provën gjenerale të rolit të Lolos. Me pyetje dhe përgjigje të gatuara në kuzhinat e oligarkëve, klientëve të tij besnikë që të tillë kanë qenë pranë çdo kryeministri. Por me sytë e errur nga frika e provave që e implikojnë edhe atë në zullumet e bandave të trafikut harron që në përballjen finale nuk ja shkruan dot vetë pyetjet prokurorëve. Në atë përballje do të mbajë përgjegjësi vetëm për përgjigjet," Shkruan Monika