Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte shumë e ashpër në deklaratën e saj për mediat. Ajo tha kryeministri Rama urren të rinjtë dhe ka grabitur bukën dhe djersën e tyre. Sipas saj, Rama do të ikë si kufomë politike.
“Ti sot tregove që urren të rinjtë. Përfundimisht unë e para dhe të gjithë te tjerët po kuptojmë që ti je armiku i popullit. Ti u ke grabitur djersën, shkollën, bukën.. Ti që erdhe si shpëtimtar, nuk paske qenë rilindja shpëtimtare por rilindja e fatkeqësisë. Kur hyre në politikë u fshehe pas emrit tim si hije e errët, por do të ikësh si kufomë politike po prapë pas emrit tim si hije e errët”, deklaroi Kryemadhi.