INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi kërkon falje: Ne duhet të kishim bojkotuar Parlamentin

Kryemadhi kërkon falje: Ne duhet të kishim bojkotuar Parlamentin

Publikuar më: 18:32 05-07-2017

Gjatë fjalës së mbajtur pas votimit të saj si kryetare e LSI, Monika Kryemadhi ka folur edhe për bashkëqeverisjen e LSI me Partinë Socialiste. Ajo ka thënë se gjatë qeverisjes së këtyre 4 viteve ne kemi fajet tona, për të cilat kërkoi edhe falje.

Sipas saj LSI duhet të thinte hapur dhe me zë të fortë se po keqqeverisemi dhe ta kundërshtonte këtë deri në bllokim të parlamentit.

“Dua të kërkoj falje edhe për pjesën tonë të bashkëqeverisjes me Edi Raëmn. Nuk mundëm të thonim hapur që vendi po keqqeverisej. Ne nuk reaguam fort kur Shqipëria po kthehej në një plantacion droge. Kur po jepej e gjitha me koncesion duhet ta kishim ndaluar deri në bllokim  të parlamentit. Duhet të kishim kundërshtuar më fort për ligjin e arsimit të lartë Ne mbajmë përgjegjësi për të gjitha këto se nuk është turp të pranosh gabime, turpi është i atyre që i nisën, i vazhduan dhe po vazhdojnë me këto krime” theksoi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895