INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi kokë më kokë me Johannes Hahn

Kryemadhi kokë më kokë me Johannes Hahn

Publikuar më: 10:32 10-11-2017

Në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn zhvilloi një takim kokë më kokë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Mësohet se takimi është mbajtur në kryesinë e Kuvendit, dhe në të merrnin pjesë edhe kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili, si dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
Situata politike në vend, reforma në drejtësi ishin dy prej cështjeve kryesore të bisedimeve.
Burime pranë LSI bëjnë të ditur se në takim u diskutua dhe ecuria e vendit drejt familjes së madhe evropiane.
Një ditë më parë, Hahn apeloi qeverinë shqiptarë që në fillim të vitit 2018 të nisë arrestimi i zyrtarëve të lartë të inkriminuar, duke u shprehur kështu në të njëjtën linjë me ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219