INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi komenton “paktin e 1 majit”: Bashkëpunojmë me Ramën vetëm nëse...

Kryemadhi komenton “paktin e 1 majit”: Bashkëpunojmë me Ramën vetëm nëse...

Publikuar më: 22:36 24-11-2017

E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi aktualitetin politik, dekonspirimin e operacionit për arrestimin e 3 ish zyrtarëve të policisë si të implikuar në trafikun e drogës si dhe marrëdhëniet me PD.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cilëson një zhgënjim darkën e 1 majit, mes kryetarit të PS, Edi Rama, dhe Ilir Metës, teksa thotë se nëse ajo do të ishte e pranishme në atë darkë apo në arritjet e marrëveshjes, situata sipas saj do të ishte ndryshe.
“Do ta përmendja zhgënjimin e 1 majit, darka e Metës me Ramës. Po të isha prezent nuk do ishte kjo situatë që është sot. Edhe sa i përket marrëveshje PS-LSI nuk kamë qenë absolutisht e përfshirë”, shprehet Kryemadhi.

Sakaq, ajo ka komentuar edhe bashkëshortin e saj Ilir Meta, në sjelljen e tij në politikë.“Ilir meta është shtetar shumë i mirë. Sigurisht është edhe lider shumë i mirë. Por është për vendet skandinave, jo për këto vendet ku krimi është ulur këmbëkryq. Ai është tolerant, dhe ka besim. I beson njerëzit”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo tha ndër të tjera se LSI është e gatshme të bashkëpunojë edhe me kryeministrin Edi Rama nëse sillet në Kuvend projektligji i propozuar nga LSI për statusin e minatorit, shkruan Balkanweb.

“Të sjellë propozimin e LSI për statusin e minatorit në Kuvend dhe 19 vota të LSI i ka. Unë bashkëpunoj me të nëse ai sjell në Kuvend këtë projektligj”- tha Monika Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719