INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi komenton refuzimin e Lefter Kokës për të djegur mandatin

Kryemadhi komenton refuzimin e Lefter Kokës për të djegur mandatin

Publikuar më: 11:32 21-02-2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar për herë të parë refuzimin e deputetit të LSI, Lefter Koka për lënien e mandatit. Shkurt, ajo u shpreh se, mosbindja e Kokës për mandatin është një zjedhje e tij. "Është zgjedhja e tij, prandaj kërkojmë demokraci. Në demokraci çdo njeri ka të drejtë të bëjë atë që do", ka komentuar kryetarja e LSI-së. 

Kryemadhi komentoi dhe thirrjet e ndërkombëtarëve. “Kam zhvilluar takime jo vetëm me ambasadoren gjermane por me shumë mbasadorë të tjerë, kam pasur telefonata. Kanë qenë totalisht të dezinformuar se është një makineri propagande. Po të shikoni deklaratat e qeverisë, thonë do digjet kuvendi. Mos u çudisni që Edi Rama do të djegë Kuvendin për të ndërtuar kullën që nuk e ndërtoi te Teatri Kombëtar”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211