INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Krijimin e KLP-së po e pengon Rama, ju tregoj çfarë i thashë ambasadorit Lu

Kryemadhi: Krijimin e KLP-së po e pengon Rama, ju tregoj çfarë i thashë ambasadorit Lu

Publikuar më: 22:30 20-12-2017

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po pengon ngritjen e KLP-së, institucioni që ka si detyrim kushtetues që të propozojë kandidaturat për postin e Kryeprokurorit të vendit.
Të hënën, Kuvendi miratoi vetëm me votat e socialistëve Artan markun në detyrën e Prokurorirt të Përgjithshëm, por ajo do të ketë një mandat të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP-së.
Kryemadhi duke folur për takimin që ka zhvilluar me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, ka theksuar se forca e saj politike është e gatshme që të votojë në çdo moment krijimin e KLP-së, për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

“Takimin me ambasadorin e kishim lënë për të hënën, por për shkak të protestës e bëmë sot. Takimi në kuadër të një vizite që do bëj në SHBA. Diskutuam edhe për situatën ku ne ndodhemi. Mesazhi që na është dorëzuar nga ambasadori Donald Lu shpreh si problem serioz dhunën e ushtruar ditën e hënë.
SHBA janë të vendosura për të vijuar Reformën në Drejtësi, kjo është një nga pikat. 19 votat e LSI janë të gatshme për të zhbllokuar krijimin e KLP-së, tanimë nuk pengohet më procesi.
I kam thënë edhe ambasadorit, të mblidhet e të krijohet KLP-ja. Kjo tymnajë është krijuar për shkak se Ramës nuk i intereson të ngrejë SPAK dhe Byronë e Hetimit.
Donald Lu vlerësoi qëndrimin tim. Segmente të caktuar kërkojnë destibalitet që të mos krijohet KLP-ja, SPAK dhe Byroja e Hetimit”, shprehet Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415