INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi legjitimon ‘’djegien’’ e mandateve: ‘’I kishim mandate gjaku, tani askush nuk na akuzon dot se…’’

Kryemadhi legjitimon ‘’djegien’’ e mandateve: ‘’I kishim mandate gjaku, tani askush nuk na akuzon dot se…’’

Publikuar më: 20:00 22-02-2019

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga mbledhja e Komitetit Drejtues të partisë që drejton ka komentuar djegien e mandateve. Kryemadhi tha se me dorëzimin e mandateve deputetët e LSI-së treguan se mandatet e tyre ishin mandate gjaku, ndërsa kryeministrit Edi Rama llumi do t’i kthehet mbrapsh.

“Në fakt, ne si struktura partie kemi ezauruar komunikimin institiucional me mazhorancën dhe çdo institucion tjetër që ka të bëjë me funksionimin e shtetit.

Skepticizmi që kishin qytetarët te loja politike, se thonin se politikanët mendojnë gjithmonë te karriket e tyre se kanë hallin e rrogave etj. Tashmë që LSI deputet e sw të cilës dogjën mandatin me vullnet të plotë tregojnë integritetin besueshmërinë, tregojnë që mandatet janë mandate gjaku.

 

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376